TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Fruthi është një infeksion viral i sistemit të frymëmarrjes, që përhapet nga kontakti me të sëmurët përmes pështymës së infektuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpjegon për qytetarët dhe prindërit se fruthi shkaktohet nga një virus, i cili është shumë ngjitës.
Virusi infekton aparatin e frymëmarrjes dhe përhapet nëpërmjet spërklave nga hunda, goja ose nga fyti i personave të infektuar gjatë kollitjes, teshtitjes, si dhe nga kontakti i ngushtë personal ose kontakti i drejtpërdrejtë me sekrecionet e infektuara të hundës ose të fytit.
Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë. Ai mund të transmetohet nga një person i infektuar 4 ditë para fillimit të shpërthimit të puçrrave si dhe deri në 4 ditë pas shpërthimit të tyre. /a.a/ /a.g/























