Ballina Flash

Kosova për herë të parë në Berlinale me filmin “Në mes”

TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Për herë të parë Kosova shkon në Berlinale me filmin “Në mes”. Ishte vetë Festivali Ndërkombëtar i Filmit BERLINALE që njoftoi pjesëmarrjen e filmit të autorit Samir Karahoda në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër.

Prezantimi i Kosovës në pothuaj ngjarjen më të madhe filmike në Europë tregon që sukseset e mëparshme nuk kanë qenë të rastësishme.

Filmi trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të familjeve të njëjta dhe migrimin. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve, sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes, kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Filmi është prodhim autentik i Kosovës, si me mbështetje ashtu edhe në produksion. Premiera e filmit në Berlinale do të jetë më 12 shkurt. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSimptomat e fruthit dhe si ndikon në shëndetin tonë
Artikulli tjetërPas një viti sorollatje, pajiset me matës për energjinë elektrike