Ballina Kulturë

Historia e Diasporës Shqiptare, së shpejti pavijon të kushtuar në Muzeun Kombëtar

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Grupi ndërinstitucional i punës për bërjen funksional të Pavijonit të veçantë kushtuar Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar, mbajti sot mbledhjen e parë ku u diskutua mbi realizimin konkret të këtij pavijoni.

Në takimin e kryesuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, përfaqësues nga ministritë e Kulturës, MASR, Turizmit dhe Mjedisit si dhe atë të Punëve të Jashtme, u bisedua mbi strukturën që ky pavijon do të ketë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u kërkoi përfaqësuesve të ministrive, propozimet përkatëse për ndërtimin e të parit pavijon historik kushtuar Diasporës shqiptare. /m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMosdekretimi i Cakajt, Balla: Presidenti po sillet si kryetar alternativ i opozitës
Artikulli tjetërKushi: Grupe të caktuara po iu mohojnë studentëve të drejtën kushtetuese për t’u arsimuar