Ballina Aktualitet

FOTO/ Shkodër- Vijon puna për pastrimin e akseve nga dëbora

TIRANË, 10 janar/ATSH/- Në qytetin e Shkodrës dhe njësitë administrative të tij, vijon puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora, ndërsa rruga për në Theth është e pakalueshme.

Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “edhe rruga për në Breg Lumi është e bllokuar në segmentin rrugor Kir-Mali i Shoshit. Në Malin Shoshit ka mbi 80 cm bore dhe reshjet vazhdojnë, ndërkohë që po ndërhyhet ne rrugët Boks, Dragoc, Kullaj, Myselim, Drisht (NJA Postribe).

“Procesi mësimor nuk është zhvilluar normalisht për shkak të numrit të vogël të nxënësve në shkolla. Raportohet të ketë ndërprerje për tre NJA-të e thella malore, Shalë, Shosh dhe Pult”, thekson bashkia.

Sipas saj, funksionimi i institucioneve të kujdesit shëndetësor ka qenë normal në pjesën më të madhe të territorit të bashkisë.

Në operacionin e pastrimit të rrugëve dhe shesheve burimet njerëzore dhe mjete teknike të Bashkisë Shkodër dhe ndërmarrjeve të varësisë se saj, specialistë të shërbimeve publike dhe emergjencave civile, Ujësjellës- Kanalizimeve dhe sipërmarrjes private të aktivizuara nga bashkia Shkodër.

“Po punojnë në të gjithë territorin e qytetit Shkodër 6 fadroma, si dhe janë në punë 3 grejdera, të cilët bëjnë pastrimin e segmenteve më problematike rrugore, 1 borëpastruese, 1 mjet fadromë në rrugët e brendshme të Postribës, 1 fadromë në segmentin rrugor të Prekal”, nënvizon bashkia duke shtuar se po vazhdon hedhja e kripës në trotuaret e qytetit, si dhe pastrimi i trotuareve.

Bashkia i ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve të kontribuojnë në pastrimin e hapësirave që kanë në përdorim./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Moon: Pheniani të marrë masa të guximshme për denuklearizimin
Artikulli tjetërFUTBOLL – Ramsey vesh fanellën e Juventusit