Ballina Flash

Fakultetet e Tiranës publikojnë përgjysmimin e tarifave dhe bursat

TIRANË, 10 janar/ATSH/- Pas thirrjes së Kryeministrit Rama dhe Ministrisë së Arsimit për të informuar studentët lidhur me përgjysmimin e tarifave të studimit, si dhe mbështetjes financiare për kategori të veçanta me vendim të Këshillit të Ministrave, fakultetet në kryeqytet kanë nisur ta zbatojnë.

Pas Fakultetit të Histori-Filologjisë që bëri publik faktin që studentët e ciklit të parë do të paguajnë 50% të tarifës, fakultete të tjera po njoftojnë studentët lidhur me mbështetjen financiare që ofron qeveria për kategori të ndryshme studentësh, duke nisur nga ekselentët, e deri tek familjet në nevojë.

Kështu, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka njoftuar të gjithë studentët se duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm deri më 25 janar.

“Në zbatim të VKM 780 dt 26.12.2018, studentët e ciklit të dytë që gëzojnë status të veçantë duhet të paraqesin dokumentacion për përfitimin e statusit deri më datën 25.01.2018”, – thuhet zyrtarisht në faqen e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. /z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVokshi: Mbështesim studentët protestues
Artikulli tjetërHaradinaj: Të mobilizohemi për një Kosovë të pastër