Ballina Aktualitet

Vokshi: Mbështesim studentët protestues

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Partia Demokratike do të anullojë ligjin e arsimit të lartë e do ta bëjë arsimim prioritet kombëtar.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në një dalje për mediet se mbështesim plotësisht protestën e studentëve deri në përmbushjen e çdo pike të kërkesave të tyre.
Ajo bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos prekë studentët që protestojnë.

“Duke përgëzuar të gjithë pedagogët që janë solidarizuar me protestën për një kauzë të drejtë të studentëve, vërejmë me keqardhje që në disa fakultete, drejtues të lartë dhe pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke ushtruar presione nga më të ndryshmet mbi studentët: duke i kërcënuar me mungesa, me ngelje në provime apo djegie diplome”, ka theksuar Vokshi.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Clark: Një Brexit pa marrëveshje do të ishte shkatërrimtar
Artikulli tjetërFakultetet e Tiranës publikojnë përgjysmimin e tarifave dhe bursat