Ballina Flash

Durrës – Dhurata për fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ – Fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës morën sot dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Këto u dhurata iu shpërndanë nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe drejtori i përgjithshëm të OSHEE-së, Ardian Çela.

“Sot shpërndamë dhurata për 35 fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës me rastin e festave të fundvitit, që edhe ata të festojnë si të gjithë fëmijët e tjerë”, u shpreh Dako.

Ai theksoi se bashkia e Durrësit e ka prioritet maksimal kategorinë e njerëzve me aftësi ndryshe dhe e njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë qendrat që ofrojnë shërbim për këto kategori, duke garantuar jo vetëm mbështetje financiare, por edhe përmirësim të infrastrukturës së këtyre qendrave. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ceremoni simbolike për hekurudhën mes dy Koreve
Artikulli tjetërAkuzat e PD, Bashkia e Tiranës: Sistemimi i Lanës sipas planit, s’ka lidhje me Unazën