TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ – Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili, në këtë atmosferë festash fundviti trokiti në dyert e fëmijëve në Përrenjas, për të njohur nga afër dëshirat dhe problemet e tyre.
Tandilli u shpreh mirënjohëse ndaj punës dhe nismave që ka ndërmarë kryetarja e bashkisë, Miranda Rira për rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve.
“Nëse bëhemi të gjithë bashkë do të sigurojmë një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, -tha drejtoresha e ASHMDF.
Agjencia ka njoftuar se do të vijojë të jetë pranë çdo fëmijë në çdo bashki/njësi administrative për të kuptuar nevojat e tyre dhe nxitur respektimin e të drejtave.
Takimet në terren u pasuan dhe me takime me aktorë lokalë, kryetarët dhe nënkryetarët e bashkive për të prezantuar risitë ligjore për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, nxitur bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbi të gjitha ndërmarrjen e masave konkrete për menaxhimin efikas të çdo rasti të identifikuar në nevojë për mbrojtje. /j.p/




























