UASHINGTON, 17 Dhjetor /ATSH-AFP/ – Alphabet, kompania mëmë e Google njoftoi synimin e saj për të investuar mbi një miliard dollarë (880 milionë euro) për ngritjen e një qendre të re në Nju Jork, në West Village, Manhatan.
”Kompania do të blejë disa godina që do të jenë pjesë përbërëse e kampusit të ardhshëm, me një sipërfaqe prej 160 000 metra katrore”, njoftoi drejtoresha e financave, Ruth Porat në një komunikatë.
”Kompleksi i ri, i cili do të ngrihet pranë lumit Hudson do të jetë gati në fillim të 2020 që do të mbajë emrin Google Hudson Square”, sqaroi ajo./ /v.b/ a.jor.























