Ballina Ekonomi

Zyra e Shërbimeve në Tatime i nënshtrohet rikonstruksionit

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/- Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë njofton se është duke iu nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Për këtë arsye, gjatë periudhës së rikonstruksionit, tatimpaguesit do të mund t’i marrin shërbimet  e ofruara në ambientet e godinës së Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpagueseve të Mëdhenj (rreth 10 metra larg zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve Tiranë).

“Me qëllim ofrimin e shërbimeve në mjedise sa më të denja, DPT, kërkon mirëkuptimin e të gjithë tatimpaguesve të rajonit të Tiranës. Gjithashtu iu kujtojmë tatimpaguesve se, për të marrë asistencën e nevojshme mund të kontaktojnë edhe në numrin e telefonit: 042425902” njoftojnë Tatimet. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkipet kombëtare të moshave, përfundon seleksionimi në Durrës
Artikulli tjetërBerat/ Çelet panairi dimëror i BE-së