Ballina Bota

GJERMANI – Ulje emergjente e avionit të Merkelit

BERLIN, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Avionit, që do të duhej të dërgonte kancelaren gjermane, Angela Merkel në samitin e G20-ës në Buenos Aires, i nisur nga Berlini, iu desh të bënte një ulje emergjente për shkak të problemeve teknike.

Ai ndodhej mbi Holandë kur u regjistruan probleme në sistemin elektronik.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, tregon pamje të një avioni, tip Airbus 340, i rrethuar nga zjarrfikësit në aeroportin e Këlnit.

Një avion ushtarak do të dërgojë tashmë kancelaren në Argjentinë.

Dyshohet për një sulm kibernetik, pa përjashtuar një pistë kriminale. Nuk përjashtohet as fakti që pas problemeve teknike të jetë një sabotim, që kancelarja të mos ishte e pranishme në këtë samit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30.11.2018
Artikulli tjetërShtegu “Via Dinarica”, oferta e re turistike Shqipëri-Kosovë