Ballina Lajme nga Vendi

Mbrojtja sociale, 7% më shumë fonde për vitin e ardhshëm

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ – Buxheti 2019 ka një vëmëndje të shtuar në programin e mbrojtjes sociale ku reflektohet rritja me 7% më shumë se viti i kaluar.

Referuar këtij buxheti, programi social ka në fokus mbrojtjen e familjeve në nevojë. Kështu, aktualisht nga ky program përfitojnë sot 61 mijë familje të ndihmës ekonomike,  161 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë si dhe 1100 të shërbimeve sociale në qendrat rezidenciale apo jo të shërbimeve të përkujdesit shoqëror.

Ndërkaq, pas 11 muajsh skema e ndihmës ekonomike është konsoliduar dhe i përgjigjet 11 mijë familjeve që janë përzgjedhur për herë të parë në skemën e ndihmës ekonomike nëpërmjet një sistemi elektronik. Sipas shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë 15 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike të dyfishuar dhe trefishuar nga sistemi paraardhës. 6 mijë gra kryefamiljare të përfshira në këtë skemë dhe rreth 4100 familje që janë përfituese nga fondi i dyfishuar për bashkitë.

z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, shkarkohet gjyqtari dhe kandidati për KLGJ, Luan Dervishi
Artikulli tjetërBllokimi i Kosovës nga Serbia sfidues, kërkon reagim proporcional