TIRANË, 25 nëntor/ATSH/-Kryeministri Edi Rama ironizoi sot kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi sot nga protesta e banorëve se kostoja e 1 cm rrugë tek “Unaza e Re” është 2 mijë euro.
Rama thekson se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e unazës shkon 400 milionë euro.
“7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £ Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €. Eh Artist Artist”, shprehet Rama. k.s/ /a.g/













