TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Moti për sot parashikohet i vranët në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të vazhdueshme në të gjithë vendin me intensitet deri mesatar. Përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, jugperëndim dhe në jug intensiteti i reshjeve parashikohet të jetë më i lartë në orët e mëngjesit, me prani shtrëngatash e shkarkesa elektrike.
Era me drejtim Jugperëndim-Perëndim dhe shpejtësi 2-20m/s erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete forca 4-5, me lartësi vale 1.8-2.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 10/11 re shi rrufe |
| Kukës | 7/9 re shi |
| Lezhë | 10/12 re shi rrufe |
| Dibër | 6/7 re shi |
| Durrës | 10/14 re shi rrufe |
| Tiranë | 11/12 re shi |
| Elbasan | 9/12 re shi |
| Berat | 11/13 re shi |
| Vlorë | 11/14 re shi rrufe |
| Korcë | 4/7 re shi |
| Gjirokastër | 7/12 re shi rrufe |
| Sarandë | 10/15 re shi rrufe |
j.p/























