LONDËR (Britani e Madhe) – Theresa May do të mbledhë kabinetin qeverisës për sqarime rreth samitit europian, përpara një fjalimi në Parlament.
STAMBOLL (Turqi) – Erdogan pret në takim emirin e Katarit, Sheikun Tamim ben Hamad al-Thani, aleati i tij kryesor në rajon, në sfondin e çështjes Khashoggi.
GJENEVË (Zvicër) – Organizata Botërore e Punës (OIT) publikon raportin e saj botëror për pagat.
MOSKË (Rusi) – Gjykata Kushtetuese po shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të territoreve midis Ingushetisë dhe Çeçenisë, pas kontestimeve të mëdha.
ROMË (Itali) – Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini merr pjesë në shkatërrimin e një vile të një klani mafioz.
BERLIN (Gjermani) – Zëvendëskryeministri kinez në Gjermani, në sfondin e shqetësimeve që lidhen me ambiciet kineze në Europë dhe tensioneve të tregtisë ndërkombëtare.
BOSTON (SHBA) – 70–vjetori i aparatit të parë fotografik ”Polaroïd”.
BOMBEI (Indi) – 10-vjetori i sulmeve në Bombei ku u regjistruan 166 të vdekur./ /v.b/ a.jor.













