Ballina Ekonomi

“Unaza e Madhe”, dyndje banorësh për shpronësimin

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi sot listën e banorëve që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3″, të cilët pas dorëzimit të kërkesës për shpronësim kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.

Pranë ARRSH-së nga data 1 nëntor deri në 19 nëntor kanë paraqitur kërkesë 36 banorë të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”.

Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, Afrim Qendro kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70% posedues të objekteve të prekura nga ky projekt.

Ditën e djeshme ARRSH u bëri thirrje banorëve të tjerë që nuk janë paraqitur ende pranë këtij institucioni të paraqiten për të marrë çdo informacion që u nevojitet.

Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Një oficer policie plagoset pas një sulmi me thikë
Artikulli tjetërPapa Françesku: Shqipëria, një vend me histori të lavdishme