TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës, që mund të përcaktojë rënien në Ligën B të kroatëve, pati vend për polemika, mbi trajtimin që i bëri “Reali” futbollistit më të rëndësishëm kroat.
“Kur humbasin te ‘Real Madrid’, ia faturojnë fajin gjithmonë futbollistëve të huaj. Në fillim me Modriç e tani me Toni Kros. Kjo është mënyra e tyre. Luka Modriç ka shkëlqyer për një vit dhe është normale të mos shkëlqejë, por ai mbetet futbollisti më i mirë në botë aktualisht”, tha trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç.
Trajneri nënkampion bote me Kroacinë, zgjodhi të mos ironizojë direkt rivalët spanjollë, por e bëri këtë me “Realin e Madridit”, skuadra që furnizon me më shumë lojtarë trajnerin e La Roha, Luis Enrike.
/gj.mima/j.p/























