Ballina SPORT

Marotta e pranon: Po, do të jem drejtor sportiv i “Interit”

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ – Beppe Marotta do të jetë drejtori i ri sportiv i “Interit”.

Ish drejtuesi i “Juventusit” ka pranuar se shumë shpejt do të bëhet krahu i djathtë i presidentit të ri të “Interit”, Seteven Zhang.

Gjatë një aktivitetit në Itali, ku Marotta u vlerësua me çmimin “Radicchio D’Oro” në Castelfranco Veneto. U pyet nga gazetarët se a do të zgjedhë “Interin”, Marota e pranoj që po, është e vërtetë, mund të jem drejtor sportiv i “Interit”.

Me sa duket Marottën e ka joshur oferta e “Interit”, por dhe sfida stimuluese për tu përsëritur, duke provuar të çojë “Interin” në të njëjtin nivel të “Juventusit” sot.

Pikërisht 8 vjet më parë, kur “Interi” fitonte gjithçka në Itali dhe Europë, Beppe Marotta merte drejtimin e “Juventusit” dhe në krye të 8 viteve e çoi skuadrën “bardhezi” në majat e futbollit europian.

Tani mbetet vetëm zyrtarizmi se kur Marotta do të marrë detyrën e re. Sipas medieve italiane, pritet që zyrtarizimi dhe aventura e re e Marottës me “Interin”, të startojë në fillim të vitit 2019. /o.l/. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNasri kthehet në Premier Ligë, nënshkruan me “West Ham”
Artikulli tjetërTrajneri i Kroacisë sulmon “Real Madridin”