Ballina Lajme nga Vendi

Itali, shkollë e gjuhës shqipe për të ruajtjen e identitetit kombëtar

TIRANË, 31 tetor/ATSH/- Shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali, e hapur dy vjet më parë, ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko thekson sot se “shkolla shqipe “Naim Frashëri“ në Macerata, Itali ka festuar dyvjetorin e hapjes së saj. Misioni i kësaj shkolle është mbajtja gjallë e traditave dhe ruajtja e identitetit kombëtar nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe si dhe të elementeve të tjerë të kulturës dhe traditave”.

Interesimi i prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkollën shqipe “Naim Frashëri” ka qenë i lartë, kjo ka sjellë rritjen e numrit të nxënësve dhe është motivi madhor, i cili po çon përpara këtë iniciativë.

Stafi i kësaj shkolle punon për të dhënë më të mirën e mundshme që nxënësit të mësojnë gjuhën shqipe për të ruajtur identitetin si shqiptar pavarësisht integrimit në shoqërinë e vendit ku këta fëmijë jetojnë, në Itali./k.s//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Përfundojnë xhirimet e filmit “Bolero në vilën e pleqve”
Artikulli tjetërRamos: Duhen vepra, jo fjalë