Ballina Bota

FRANCË – 200 000 shtëpi pa energji elektrike nga moti i keq

PARIS, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Sot në mëngjes banorët e rreth 200 000 shtëpive janë zgjuar pa energji elektrike, pas reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut që përfshinë zona të shumta, njoftoi ENEDIS, kompania menaxhuese e rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike.

”Rajonet kryesore të prekura janë Auvergne RhOne Alpes, Loire Valley Center, Centre Limousin’’, saktësoi ENEDIS në një komunikatë të shkurtër për shtypin.

Kompania njoftoi se ekipet tona janë të mobilizuara në terren për të sjellë energjinë elektrike sa më shpejt.

”Situata është shumë e paqëndrueshme, disa zona ende nuk janë të aksesueshme për ekipet tona”, sqaroi për median një zëdhënëse e kompanisë./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, nis ndërtimi i stadiumit në Zhur
Artikulli tjetër“Juventus” tremb “Bayern”, hidhet në sulm për kolumbianin