Ballina Aktualitet

Vota në bllok e PS për mbylljen e basteve, përgjigje ndaj shpifjeve të opozitës

Vota në bllok e PS për mbylljen e basteve, përgjigje ndaj shpifjeve të opozitës

Vota në bllok e PS për mbylljen e basteve, përgjigje ndaj shpifjeve të opozitës“Vota në bllok e Partisë Socialiste për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove do të tregojë sot qartë se kush janë ata që shpifin”. Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës, e cila sipas tij, “është e angazhuar me mish e me shpirt për të çoroditur, helmuar e sakatuar psikologjikisht këtë milet me shpifje”.http://ata.gov.al/2018/10/25/vota-ne-bllok-e-ps-per-mbylljen-e-basteve-pergjigje-ndaj-shpifjeve-te-opozites/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 25 Tetor 2018

TIRANË, 25 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Vota në bllok e Partisë Socialiste për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove do të tregojë sot qartë se kush janë ata që shpifin”.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur opozitës, e cila sipas tij, “është e angazhuar me mish e me shpirt për të çoroditur, helmuar e sakatuar psikologjikisht këtë milet me shpifje”.

“Droga, krimi, leku, 3 gjërat që i kanë të fiksuara në kokë, sepse janë 3 gjërat me të cilat janë marrë vetë, ose nuk kanë arritur dot t’i luftojnë kur ishin vetë”, – tha Rama.

Kryeministri tha se “sot, pas pak minutash, do të jetë minuta e së vërtetës lidhur me shpifjen e thënë dhe të përsëritur nga kazani i madh i shpifjeve dhe më pas, kazan më kazan, kanal më kanal e portal më portal, nga lloj-lloj personazhesh që e rrokanisën kokën e popullit me teorinë që kjo mbyllje është një dardhë me bishtin mbrapa”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Mogherini: BE do të reagojë për Khashoggin bazuar në hapat e Riadit
Artikulli tjetërGjirokastër, klientët trajnohen për leximin e faturave