BRUKSEL, 25 tetor /ATSH-ANSA/- BE do të ketë një reagim të përbashkët të koordinuar për vrasjen e gazetarit dissident Jamal Khashoggi mbi bazën e hapave të mëtejshëm që do të merren nga autoritetet saudite, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
‘’Ne presim më shumë transparencë, qartësi më të madhe dhe që përgjegjësit t’i dorëzohen drejtësisë. Hapat e bërë deri tani nga Riadi nuk hedhin dritë të mjaftueshme për rastin’’, shtoi ajo.
‘’Ne presim drejtësi, e cila nuk duhet të jetë hakmarrje ose krijim i alibive të paqena’’, theksoi Mogherini, për ata që kërkojnë të dinë pozicionin e Bashkimit Europian./ /os/ a.jor.























