TIRANË, 25 tetor /ATSH- I. Vata/ – Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Devoll, në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve, vazhdojnë punën për rehabilitimin e rrugëve rurale në të gjithë territorin e bashkisë.
Po ashtu janë në proces rehabilitimi dhe çakullimi të rrugëve në fshatin Stropan, pastrim i kanaleve ujitëse/kulluese dhe largim inertesh.
Në fshatin Tren, drejt përfundimit çakullimt të rrugëve dhe sistemimi i rrjetit të kanalizimeve.
Gjithashtu në tokat bujqësore të qytetit, të fshatit Bitinckë dhe Eçmenik, vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese me qëllim shmangien e përmbytjeve gjatë periudhës së shirave. /j.p/




















