Ballina Aktualitet

Nga 1 janari 2019, skuadër dixhitale për mbylljen e basteve online jashtë vendit

Nga 1 janari 2019, skuadër dixhitale për mbylljen e basteve online jashtë vendit

Nga 1 janari 2019, skuadër dixhitale për mbylljen e basteve online jashtë venditNga 1 janari 2019 do të funksionojë një skuadër dixhitale për mbylljen e të gjitha faqeve të basteve online jashtë vendit. Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke nënvizuar faktin se “një pjesë e madhe e parave që luhet dhe janë luajtur në lojërat e fatit nuk kanë hyrë kurrë në radarin e taksave dhe ekonomisë shqiptare, pasi janë baste që vendosen në faqe Hong Kongu dhe të kontinenteve të tjera”.http://ata.gov.al/2018/10/25/nga-1-janari-2019-skuader-dixhitale-per-mbylljen-e-basteve-online-jashte-vendit/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 25 Tetor 2018

TIRANË, 25 tetor/ATSH-Maela Marini/ Nga 1 janari 2019 do të funksionojë një skuadër dixhitale për mbylljen e të gjitha faqeve të basteve online jashtë vendit.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke nënvizuar faktin se “një pjesë e madhe e parave që luhet dhe janë luajtur në lojërat e fatit nuk kanë hyrë kurrë në radarin e taksave dhe ekonomisë shqiptare, pasi janë baste që vendosen në faqe Hong Kongu dhe të kontinenteve të tjera”.

“Edhe këto do të bëjmë çmos t’i mbyllim. Teknikisht nuk është e lehtë, pasi ata ndërrojnë vazhdimisht kodet, por do të kemi njësinë e monitorimit, një skuadër që do të rrijë në gatishmëri dhe kod për kod, orë për orë, ata ndërro, ne mbyll”, – tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri shprehu respektin për të gjithë deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që kaluan një periudhë stresi të veçantë me mesazhe shqetësuese të llojeve të ndryshme. “Atyre që i kanë çuar dhe orkestruar apo porositur ato mesazhe nga jashtë apo brenda burgut, iu japim përgjigje tani, me ndalimin përfundimtar të bixhozit, por edhe në vijim, përgjigje që nuk i kanë parë as në ëndrrën e tyre më të keqe”, – tha Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë, policia takime me nxënësit kundër përdorimit të drogës  
Artikulli tjetërFOTO/ Maratona e artit dhe poezisë italiane udhëton në Berat