TIRANË, 25 tetor /ATSH- I. Vata/ – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në kuadër të policimit në komunitet ka zhvilluar sot takime me nxënës të disa shkollave të kryeqytetit.
Në fokus të takimeve kanë qenë lëndët narkotike me temë: “Thuaj Jo përdorimit të lëndëve narkotike”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë zhvilloi takime sensibilizuese me nxënës në shkollat 9- vjeçare “4 Dëshmorët”, “Shkolla e Kuqe” dhe në shkollat e mesme “Eqerem Çabej”, “Partizani”, “Mustafa Kemal Ataturk”, “Shkolla e mesme e bashkuar Zall-Herr”. /j.p/




















