Ballina Lajme nga Vendi

Shtimi i sigurisë, policia e Beratit 29 procedime në një javë

TIRANË, 22 tetor/ATSH/- Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë një jave kanë proceduar 29 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Sipas policisë, nga këta 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga specialistët e sektorit të Qarkullimit Rrugor, për veprat penale” Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, 3 shtetas janë arrestuar gjatë operacionit “Gostencka”, 2 shtetas janë arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”, 2 shtetas janë kapur pasi ishin shpallur në kërkim, 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesë – padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Po ashtu në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka vendosur 408 masa administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Beratit vijon punën për goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShërbime më efikase në Konsullatën shqiptare në Bari
Artikulli tjetërGJERMANI – Berlini: Europa jo më kontrata armësh me Riadin