Ballina Bota

ITALI – Salvini: Kriminelë si Morgante duhet të kalben në burg

‘Ndrangheta”, Filippo Morgante, çka nxiti ministrin e Brendshëm italian, Matteo Salvini të thoshte se kriminelë të tillë duhet të kalben në burg.

Filippo Morgante, 48 vjeç, u arrestua në Romë pas 12 muajve arrati.

Sipas një komunikate të karabinierëve, ai duhet të vuajë një dënim prej 18 vitesh për pjesëmarrje në rrjet mafioz, trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe kërcënim.

“Kriminelët duhet të kalben burgjeve. Falë karabinierëve ne e arrestuam atë. Të gjitha forcave të policisë duhet t’u themi se jemi krenarë për ju”, tha Salvini me anë të një deklarate për shtyp.

”Ndrangheta”, me origjinë nga Kalabria, është aktualisht grupi më i fuqishëm mafioz në botë duke ia kaluar edhe siçilianëve të ”Cosa Nostra”-s./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Spaleti nuk humbet prej 12 vitesh sfidat ndaj “Milanit”
Artikulli tjetërAhmetaj: Eksportet 15.3% më të larta se në 2017-ën