Bashkëqeverisja në ndihmë të komunitetit, rikonstruktohet ura e Petranit
Bashkëqeverisja në ndihmë të komunitetit, rikonstruktohet ura e Petranithttp://ata.gov.al/2018/10/17/bashkeqeverisja-ne-ndihme-te-komunitetit-rikonstruktohet-ura-e-petranit/Në datën 15 shtator banorët e njësisë Administrative Petran në bashkinë Përmet shprehën në platformën e bashkëqeverisjes shqetësimin e tyre pasi këmbët e urës në lumin Langaricë kishin dalë në sipërfaqe nga gërryerja e ujit dhe shirat që pritet të vijnë rrezikonin ta rëndonin më tej gjendjen. Ankesa iu dërgua ARRSH-së që ngriti grupin e punës për verifikimin e situatës dhe sot ura u rehabilitua dhe këmbët e urës u rregulluan.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 17 Tetor 2018
TIRANË, 17 tetor /ATSH-Gjergji Mima/ – Ura e Njësisë Administrative Petran në bashkinë Përmet u rikonstruktua nga ARRSH, pas ankesë së banorëve të kësaj zone në portalin e bashkëqeverisjes.
Në datën 15 shtator banorët e Njësisë Administrative Petran në bashkinë Përmet shprehën në platformën e bashkëqeverisjes shqetësimin e tyre, pasi këmbët e urës në lumin Langaricë kishin dalë në sipërfaqe nga gërryerja e ujit dhe shirat që pritet të vijnë rrezikonin ta rëndonin më tej gjendjen.
Ankesa iu dërgua ARRSH-së që ngriti grupin e punës për verifikimin e situatës dhe sot ura u rehabilitua dhe këmbët e saj u rregulluan.
Kryeministri Rama u shpreh se ky rast është shumë domethënës për rëndësinë e portalit të bashkëqeverisjes.
“E dimë shumë mirë se ku jetojnë banorë e këtij komuniteti dhe nuk ka asnjë shans që në rast se nuk do të ishte platforma ata t’i dëgjonte njeri. Aty ku janë nëse nuk do e bënin siç kanë bërë, do të shkonin tek njësia administrative, aty do i thonin s’kemi gjë në dorë. Do të shkonin tek bashkia do t’i thonin çfarë të bëjmë ne dhe do të prisnin shembjen e urës. Do të niseshin në Tiranë dhe askush s’do t’i dëgjonte. Dhe nëse do t’i hapej dera e ARRSH, kush do t’i kërkonte llogari ARRSH-së. Do i përcillnin duke i thënë “po, po, o xhaxha” dhe “do të putheshin me Milon”, çdo natë deri sa ta gjenin urën të shembur dhe mos kishin as mundësi të qaheshin gjëkundi”, – tha Rama.
Platforma, theksoi Kryeministri, “është shteti në xhepin tuaj, në celular dhe një djalë apo vajzë e re që di të përdorë mrrokllën e epokës sonë, për 3 minuta vihet në lëvizje skuadra që është mbrapa ekranit, Dorina në këtë rast, më pas ministri i Infrastrukturës dhe ARRSH e rehabiliton urën, sepse ndizet llamba e kuqe dhe ndiqet procesi dhe llamba bëhet e verdhë kur procesi po vijon dhe jeshile kur çështja zgjidhet”.

“Mos dëgjoni kazanin. Kemi pasur raste që shkruanin për t’u tallur dhe pastaj kanë ardhur këtu na kanë falenderuar, sepse kanë thënë as na shkonte mendja që do na dëgjonte njeri”, – tha Rama. /j.p/













