Kërkesa në portalin e bashkëqeverisjes, punësohet e reja nga Durrësi
Kërkesa në portalin e bashkëqeverisjes, punësohet e reja nga Durrësihttp://ata.gov.al/2018/10/17/kerkesa-ne-portalin-e-bashkeqeverisjes-punesohet-e-reja-nga-durresi/Pas përfundimit të studimeve në Administrim Biznes në Fakultetin e Ekonomisë me rezultate të shkëlqyera, Sara ishte në vështirësi sepse nuk po gjente mundësi punësimi. Në fillim të tetorit i ati i saj Kosta Çuçka iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes duke kërkuar një mundësi punësimi për vajzën e tij.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 17 Tetor 2018
TIRANË, 17 tetor/ATSH/- Rastet e njerëzve të zakonshëm që po përdorin platformën “shqiperiaqeduam.al” shtohen dita-ditës dhe i tillë është edhe rasti i Sara Çuçkës nga Durrësi, e cila u punësua pas adresimit në këtë platformë.
Pas përfundimit të studimeve në Administrim Biznes në Fakultetin e Ekonomisë me rezultate të shkëlqyera, Sara ishte në vështirësi sepse nuk po gjente mundësi punësimi.
Në fillim të tetorit i ati i saj Kosta Çuçka iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes duke kërkuar një mundësi punësimi për vajzën e tij.
Me aplikimin në platformën e bashkëqeverisjes nga i ati koordinatorët në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë e morën dhe e trajtuan këtë rast nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe brenda 2-3 ditëve Sarës iu mundësua punësimi në një nga kompanitë më serioze.
“Kam mbaruar studimet Bacelor dhe Master në Administrim Bisnesi isha në kërkim të një pune, por pa rezultat. Iu drejtuam platformës së bashkëqeverisje dhe brenda disa ditësh u punësova në një kompani prestigjioze”, tha Sara.
Në takimin me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “shumëkush që na ndjek është duke përqeshur kur flasim për faktin e punësimit sidomos ata që punojnë mirë kafeneve me lekët e mamit dhe babait dhe kanë Iphone si shokun e ngushtë për t’u tallur me ditën që u ka dhënë perëndia. Menjëherë sa flitet për punësim thonë pse jetohet me 240 mijë lekë, që është rroga minimale sot dhe ndërkohë që ja ku është rasti konkret që ditën e parë të punës 600 mijë rrogë, sepse rroga merret në bazë të asaj që jep”.

“Një nga ndërhyrjet që do të bëjmë në paketën fiskale është një lehtësim i bazës së tatimit mbi të ardhurat personale të atyre që paguanin, nga 1.2 në 1.5 milionë, dhe janë afër 16 mijë njerëz, shumica në kompani private. Kush di, kush është i kualifikuar dhe ka diçka për të ofruar”, theksoi Rama.
Sipas tij, sigurisht mund të marrë një rrogë më të arsyeshme më të mirë dhe sigurisht që rroga llogaritet në bazë të punës dhe kualifikimit./k.s/j.p/






















