Ballina Bota

TURQI – Media: Evakuohet ambasada e Iranit në Ankara pas një alarmi për bombë

ANKARA, 15 tetor /ATSH-AFP/ – Ambasada e Iranit në Ankara u evakua dhe rruga ku ndodhet selia e saj u kufizua trafiku pas alarmit për bombë, raportuan mediat lokale.

Por në Teheran, Ministria e Punëve të Jashtme e cilësoi ”gënjeshtër të pastër” informacionin, sipas së cilit ndërtesa diplomatike të jetë shënjestruar nga një atentat i mundshëm dhe përgënjeshtroi evakuimin e zonës.

”Personeli i ambasadës sonë ndodhet në vendin e punës, dhe është shëndoshë e mirë në aspektin e sigurisë dhe po kryen detyrat e përditshmërisë”, shkruan Ministria në një komunikatë të publikuar në web-in e saj../ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Fleckenstein kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë
Artikulli tjetërKryemadhi: Të rinjtë po largohen, fatkeqësi për vendin