Kryemadhi: Të rinjtë po largohen, fatkeqësi për vendin

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e LRI, në Njësinë nr. 1 në Tiranë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, që sipas saj ka kapur drejtësinë dhe po mbyt shpresën, pasi sipas saj shumica e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi.

Sipas Kryemadhit “reforma që është votuar nga ne i shërben bandave dhe viktimat janë qytetarët. Këto reforma që ne i shohim sot, janë kthyer në elementë që çdo ditë e më shumë po gllabërojnë shoqërinë shqiptare dhe po e kthejnë inekzistente. Pasi po t’ju pyesësh ju të rinjve, doni të ikni jashtë shtetit. Kjo është fatkeqësi për vendin, sepse në këtë drejtim ju shihni mundësinë për t’u larguar”.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.