TIRANË, 9 tetor/ATSH/-Bashkia e Shkodrës po vijon shtimin e hapësirave të gjelbra.
Kështu, në përfundim të ndërhyrjes në zonën industriale një, qyteti i Shkodrës do të përfitojë 8000 metra katrore sipërfaqe të gjelbra. Bëhet fjalë për një rrugë, ku përveç shkollës “Arben Broci” janë përqendruar shumë biznese të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shkodrës.
Aktualisht po operohet me pastrimin e sistemimin e sipërfaqes, largimin e mbetjeve të ndryshme dhe interteve, për të vijuar me mbjelljen e shkurreve dhe pemëve dekorative. Më pas, do të vazhdohet me drenazhimin e sipërfaqes dhe mbjelljen e barit. Bashkia e Shkodrës ka bërë të ditur se faza e fundit do të jetë vendosja e stolave për të qenë një ambient sa më i frekuentuar nga qytetarët.
z.tosku/ /a.g/























