Ballina SPORT

Shiten 77 mijë bileta të ”derbit” Inter-Milan dy javë para se të luhet ndeshja

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ – Edhe pse duhen ende 2 jave që të luhet “Derbi i Milanos” mes Interit dhe Milanit, biletat në treg janë shitur të gjitha.

Po mbarojnë edhe vendet e fundit. Ka mbetur një numër i kufizuar biletash vetëm në zonën VIP, që kushtojnë shumë shtrenjtë. Por edhe në këtë sektor kanë mbetur shumë pak bileta në shitje, pasi pjesën më të madhe e kanë marrë të abonuarit dhe ata që kanë teserën “Zemra kuqezi”.

Ne stadium do të jenë afërsisht 77 000 të pranishëm. Kujtojmë që kapaciteti maksimal është reduktuar në disa qindra për shkak të punimeve që po kryhen në këtë impiant.

“San Siro” do të jetë mbushur në kapacitet të plotë edhe në përballjen e 6 nëntorit Inter-Barcelona, ku pritet të shënohet edhe rekordi absolut sa u përket të ardhurave nga shitja e biletave.

Tetorin e kaluar, në ndeshjen Inter-Milan, u arkëtuan nga biletat 4 864 749 euro. Këtë sezon numri i të abonuarve është rreth 40 mijë.

Rekordi absolut i të ardhurave, 5 297 508, është arritur në derbin e Italisë me Juventusin, më 26 prill.

Interistët e kanë fituar kampionatin e abonimeve dhe tani janë në krye të klasifikimit sa u përket numrit të tifozëve për ndeshje në këtë fillim sezoni, me 58 846 tifozë të pranishëm, mesatarisht, në 6 ndeshjet e para zyrtare. o/l/./a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeseli, thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë
Artikulli tjetërShtohen hapësirat e gjelbërta në Shkodër