Ballina Lajme nga Vendi

“Festa e Integrimit”, Shqipëria përkrah 9 kulturave të tjerave në Gjermani

TIRANË, 8 Tetor /ATSH/ -“Festa e Integrimit: të gjithë të bashkuar”, ishte titulli i aktivitetit ndërkulturor të organizuar nga Bashkia e qytetit Viersen në landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalisë, ku Shqipëria u prezantua për herë të parë, përkrah 9 kulturave të tjerave.

Ky aktivitet u mbështet nga Ambasada shqiptare në Berlin dhe Konsullja e Nderit të Shqipërisë në NRW, Anduena Stephan.

Stenda informative e organizuar dhe menaxhuar nga Shoqata Integrative gjermano-shqiptare IDEAL mbi turizmin, kulturën, kulinarine, historinë dhe diasporën shqiptare si edhe ndërthurja e intermezzos muzikale klasike të brezit më të ri të diasporës nën drejtimin e Alban Shehut morën një vëmendje të veçantë nga të pranishmit, që e cilësuan si pika kulmore e aktivitetit të këtij viti.

“Shpresojmë që edhe vitin e ardhshëm t´ju kemi pjesë të Festë së Integrimit“, – u shpreh në fund të aktivitetit Kryebashkiakja Sabine Anemüller.

Ky aktivitet shënoi një hap tjetër të rëndësishëm në vendosjen e urave bashkëpunuese mes diasporës dhe Bashkisë së Viersen.

Së shpejti Konsullja e Nderit do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Integrimit të Bashkisë së qytetit me një prezantim mbi rolin e ri të diasporës në thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe mirëintegrimit të bashkë-atdhetarëve në NRW.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSa më shumë përshkallëzohet lufta ndaj krimit, aq më shumë përshkallëzohet avazi i shpifjeve
Artikulli tjetërViolinisti shqiptar Florian Vlashi rikthehet me koncert në Madrid