Ballina Aktualitet

Bushati takon Mitchell: SHBA vlerëson rolin e Shqipërisë në sfidat e sigurisë rajonale

TIRANË, 28 shtator/ATSH/- Perspektiva e integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, ishin në qendër të takimit të zhvilluar mes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Wess Mitchell.

Gjatë këtij takimi, të zhvilluar në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, biseda u përqendrua tek niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe rolin kyç të Shqipërisë, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Ndihmëssekretari i Shtetit Mitchell shprehu mbështetjen e pakursyer të SHBA-së për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë.

Mitchell shprehu vlerësimin për pozicionin dhe kontributin e Shqipërisë në lidhje me sfidat më të mprehta të sigurisë, në rajon e më gjerë. /k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore – Kënd promovimi në portin e Sarandës
Artikulli tjetërSHBA – Pompeo bën bashkë homologët sauditë dhe katariotë në luftën kundër terrorizmit