Ballina Lajme nga Vendi

Ndryshime në Kodin Penal, gjobë atyre që keqtrajtojnë kafshët endacake

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Ndryshimet në Kodin Penal, duke parashikuar burgim dhe gjobë ndaj personave që keqtrajtojnë me dashje kafshët endacake, u diskutuan sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Të ftuar në komision ishin Indrit Osmani, Drejtori ekzekutiv i Animal Rescue (Organizata jofitimprurëse në ndihmë të kafshëve), Jonel Kristo anëtar i Bordit të Animal Rescue, Ilir Bejko Drejtor i Vlerësimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Gerzheta Akshia përfaqësuese e Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Për të prezantuar këtë projektligj përpara komisionit, Jonel Kristo anëtar i Bordit të Animal Rescue kërkoi që në Kodin Penal të shtohet një kre i ri, për trajtimin e rasteve të keqtrajtimit të kafshëve, sidomos ato endacake.

Sipas Kristo, zgjidhja nuk është vrasja e tyre, por ndërtimi i një barriere që njerëzit mos të krijojnë vrasje të tilla. “Po flasim për një rregullim kur qentë dhe macet e rrugëve vriten me paramendim”, – u shpreh Kristo.

Kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj në përfundim ftoi anëtaret e komisionit nëse ishin parimisht dakord me sugjerimin që kjo nisëm të ripunohet, duke bashkuar në një kontributin e organizatës në ndihmë të kafshëve dhe institucioneve qendrore MD dhe MTM që në fund të kemi një produkt në formën e duhur dhe te reflektojnë atë çka vërtet nevojitet te reflektohet ne Kodin Penal. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Orange Bike Day”, aktiviteti mbështetet nga Ambasada holandeze
Artikulli tjetërBalla kallëzon penalisht Bashën, ish-oficerin Nuhu dhe gazetarin Çollaku