BRUKSEL, 27 shtator /ATSH-AFP/ – Autoritetet doganore konfiskuan vitin e kaluar, në kufijtë e Bashkimit Europian, 31 milionë mallra të falsifikuara, me një vlerë tregu prej 580 milionë euro, njoftoi sot Komisioni Europian.
”Në mesin e këtyre mallrave, 43% janë mallra të përdorimit të përditshëm që fasfikimi i markës i bën tejet të rrezikshme si mallra në fushën e shëndetësisë, medikamente, lodra apo pajisje elektrike”, thekson ekzekutivi europian në një komunikatë për shtyp.
Mallrat ushqimore janë më shpesh të ekspozuara ndaj falsifikimit (24% e mallrave të konfiskuara, ndjekur nga lodrat (11%), cigaret (9%) dhe veshjet (7%)./ /v.b/ a.jor.























