Ballina Bota

VENEZUELË – Maduro akuzon diplomatët latino-amerikanë si mbështetës të atentatit ndaj tij

KARAKAS, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u shpreh sot se zotëronte elementë bindës të mbështetjes së ofruar, sipas tij, nga ana e diplomatëve të Kilit, Kolumbisë dhe Meksikës krerëve të atentatit, shënjestër e së cilit ishte presidenti më 4 gusht.

”Sot kemi elementë të provës të pjesëmarrjes së diplomatëve të Kilit, Kolumbisë dhe Meksikës për mbrojtjen e këtyre organizatave që kryen aktin terrorist”, tha kreu i shtetit gjatë një deklarate transmetuar në radio dhe në televizion.

”Jam i gatshëm të emëroj një komision të pavarur dhe të sjellë të gjitha provat që kemi dhe dëshminë e pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit të elementëve diplomatikë të qeverive të djathta të Kilit, Kolumbisë dhe Meksikës”, theksoi ai.

Nisur nga kjo, Maduro theksoi se do të bëjë kërkesë para sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Kancelaritë e vendeve të akuzuara hodhën poshtë çdo lidhje me atë që ndodhi në fillim të gushtit./ v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak19-vjeçari vullnetar në spitalin e Bulqizës: Në shërbim të shpëtimit të jetëve
Artikulli tjetërMbështetje agroturizmit me paketën e re fiskale