Ballina Bota

BRUKSEL – BE-ja i jep Londrës dy muaj kohë për të paguar 2,7 miliardë euro detyrime doganore

BRUKSEL, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian i dha sot dy muaj kohë Britanisë së Madhe për të paguar 2,7 miliardë euro detyrime doganore që do të shkojnë në buxhetin europian, pas kritikave se Londra ka mashtruar duke lejuar hyrjen në Europë të produkteve kineze duke iu nënshktruar një niveli jo të drejtë taksimi.

Kjo kërkesë, pjesë e një procedure të cilësuar ”për shkelje” e ndërmarrë nga Brukseli kërcënon të përshkallëzojë edhe më tej tensionet në kuadër të negociatave për Brexit, vetëm disa ditë pas samitit europian që u mbajt në Austri.

”Londrës iu la në dispozicion një periudhë dy mujore për të vepruar, në mungesë të kësaj, Komisioni mund ta çojë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së’’, sqaroi Brukseli në një komunikatë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Albanian Open 2018″, turneu i parë ndërkombëtar i tenisit “Senior”
Artikulli tjetërShkodër, ndërhyrjeve restauruese në Kishën-Xhami