Ballina Bota

AUSTRI – Erëra mbi 100 km/h në ditën e parë të vjeshtës

VJENË, 24 shtator /ATSH-APA/ – Stuhia e parë e vjeshtës përshkoi Austrinë gjatë natës, me një shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, sipas institutit të motit (ZAMG).

Megjithë intensitetin relativ, stuhia “Fabienne” kishte një ndikim më pak të rëndë se sa pritej.

Më tepër u prekën krahinat e Austrisë së Sipërme, ku zjarfikësit u thirrën më shumë se 140 herë.

Shumë pemë u rrëzuan dhe disa rrugë ishin të pakalueshme. Stuhia humbi forcën drejt lindjes dhe efektet ishin edhe më të buta në jug të Austrisë. Nuk pati njoftime për lëndime.

Stuhia pati efekte më të rënda në Gjermani duke shkaktuar dëme masive.

Një grua humbi jetën nga rënia e një peme në Bavari dhe një djalë katërvjeçar u godit nga një pemë dhe u plagos rëndë në Baden-Wuerttemberg./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOLDAVI – Gjykata Kushtetuese pezullon presidentin Dodon
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Instagram provon të sfidojë Amazon në tregun online