Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Instagram provon të sfidojë Amazon në tregun online

ROMË, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Tregu online është gjithnjë një vend sfidash dhe fitimesh, ku gjigantët  si Amazon dhe eBay, mbikëqyrin tregun botëror që po ”minohet” nga rrjetet sociale me platforma të thjeshta që kanë zgjeruar gamën e tyre në shumë fusha si reklama dhe shitje online.

Instagram-i  është një rrjet kandidat për t’u bërë një katalog komercial i cili do të zgjerojë shitjet online.

Rrjeti social fotografik që ka tejkaluar momentin e një miliardë përdoruesve ka qenë për vite të tëra një vitrinë për markat e shumta.

Tani, në Istagram kur pëlqehet një produkt, thjesht kliko për ta blerë. Kjo gjë do të jetë e mundur të bëhet kjo në fushën ‘’story’’, modaliteti i tregimit të shkurtër të videos e përdorur shumë nga të rinjtë. Ky funksion, i eksperimentuar në qershor, tani është zgjeruar globalisht në 46 vende. Dhe të dhënat nga eksperimentimi duken interesante.

Sipas Shari Lott, themelues dhe CEO i Spearmintlove, një prej markave të përfshira në provë, në sajë të funksionit ‘’Komercial’’ ka shënuar një rritje prej 25% në trafik dhe një rritje 8% në të ardhurat që i atribuohen ”pazarit” në Instagram./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Erëra mbi 100 km/h në ditën e parë të vjeshtës
Artikulli tjetërDren Abazi, rikthehet në një koncert tek Amfiteatri