Ballina Kulturë

Dren Abazi, rikthehet në një koncert tek Amfiteatri

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/627197484341694/?t=5

TIRANË, 24 shtator/ATSH/- Dren Abazi vjen në Tiranë si “Mbreti i Natës”, në një koncert të madh në Amfiteatrin e Liqenit, që pas dhjetorit të shkuar kur ishte “Mes Yjesh” në një dekadë karrierë të festuar në Tiranë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë thirrje për të marrë pjesë në koncertin e tij.

“Ruaj datën, orën, mos bëj plane, por merr miqtë dhe ejani të dëgjojmë mbretin e natës tek Amfiteatri i liqenit. Dren Abazi, më 27 shtator, ora 20:00”, thotë Veliaj.

Dren Abazi edhe grupi do të luajnë me një grup të madh. Do të jenë 15 veta, variant ky që  e kanë vetëm në koncertet e mëdha. Programi do të zgjasë dy orë, ku do luhen edhe këngë nga albumi “Mes Yjesh”, edhe albumi para “After party” dhe këngë këto 10 vitet e fundit”.

Të enjten, më 27 shtator Dren Abazi dhe Zig-Zag orkestra do të vijnë jo vetëm me 15 hite dhe 15 dashuri, por me tinguj të paharrueshëm mes yjesh e natën. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Instagram provon të sfidojë Amazon në tregun online
Artikulli tjetërAplikacion i ri për transportin publik në Tiranë