Ballina Kulturë

Dy autore sjellin për lexuesin manualin mbi kërkimet arkeologjike

TIRANË,21 shtator /ATSH/ – “Manual mbi Praktikat Arkeologjike në Terren” vjen nga autoret Valbona Hysa dhe Nevila Molla për lexuesit, si manual dhe si guidë përmbledhëse e realizimit në praktikë të proceseve kërkimore e studimore të fushës së arkeologjisë.

Në dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimet e këtij shekulli, arkeologjia ka përjetuar një zhvillim të ndjeshëm falë të cilit ka mundur të ndërtojë njohuri më të plota mbi të shkuarën njerëzore. Vetë praktika arkeologjike, me qëllimin për të rritur mundësitë e saj analizuese dhe rindërtuese të së shkuarës, po përvetëson dhe aplikon gjithmonë e më shpesh teknika kërkimore të fushave të tjera si gjeografia, gjeologjia, kimia, biologjia, informatika etj.

Në këtë botim është paraqitur një historik i shkurtër i zhvillimit të procesit arkeologjik në territorin shqiptar që nga fillesat e tij deri në vitet ’90 të shek. XX, si dhe një përmbledhje mbi zhvillimin e metodologjisë së aplikuar ndër vite në vendin tonë.

Botimi është i menduar si udhëzues për studentët të cilët përballen për herë të parë me këto praktika, manuali është i një karakteri thellësisht teknik me qëllimin për ta bërë sa më të thjeshtë për ta, përvetësimin dhe zbatimin e këtyre njohurive. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVoller-Pack: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, kusht për negociatat
Artikulli tjetërInspektim Xhamisë së Plumbit në Shkodër para restaurimit