Ballina Lajme nga Vendi

Bonusi, dy mjekë i bashkohen spitalit të Tropojës

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ – Programi i bonusit për mjekë specialistë jashtë Tiranës, vijon të shënojë sukses, duke plotësuar nevojat për mjekë në spitalet rajonale.

Falë mekanizmit financiar të bonusit, doktoreshë Tatjana Milo dhe doktor Riza Matoshi i janë bashkuar stafit mjekësor të Spitalit të Tropojës, për të ofruar shërbime shëndetësore të aksesueshme për të gjithë.

Dr. Tatjana Milo është e specializuar si mjeke obstetre-gjinekologe, ndërsa Dr. Riza Matoshi është i specializuar si mjek anestezist reanimacioni. Dy mjekët do t’u shërbejnë rreth 28 mijë banorëve të Tropojës.

Ndërkohë nga ofrimi i bonusit 16 mjekë specialistë janë atashuar në 6 spitale rajonale dhe 3 spitale bashkiake, duke plotësuar kështu vakumin për shërbime të specializuara./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAurel Plasari dhe Lucia Nadin, fituesit e çmimit për Gjergj Kastriotin Skënderbeun
Artikulli tjetërDrejt përmbylljes punimet restauruese në Kishat e Shën Sergjit dhe Bakut, Himarë