Ballina Bota

SOFT NEWS – Kur bën burg edhe për braktisjen e… babait!

PEKIN, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Një shtetas kinez u dënua me dy vite burg pasi la krejt të vetëm babain e moshuar, një zbatim i pazakontë i ligjit, që detyron fëmijët të kujdesen për prindërit e tyre.

”Të kujdesesh për prindërit është një traditë e bukur etike e popullit kinez”, bën të ditur gjykata.

Katër motrat e të akuzuarit, me mbiemër Zhang, u dënuan vetëm me burgim me kusht, bazuar në traditën kineze sipas së cilës prindërit jetojnë me djalin.

”I moshuari vdiq në vetmi, në vitin 2016, në qytezën e tij në provincën Sichuan (jug-perëndim) në moshën 80 vjeç”, sipas gjykatës.

Ndërsa gjendja shëndetësore e të moshuarit po përkeqësohej gjithnjë e më tepër, autoritetet lokale u përpoqën në mënyrë të vazhdueshme të kontaktonin me fëmijët e tij, por këta të fundit nuk kishin pranuar t’i përgjigjeshin thirrjeve të telefonatave dhe për t’u rikthyer në fshat./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Parku i Orikut, një thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike
Artikulli tjetërMeta: Domosdoshmëri për vendin, përshpejtimi i axhendës integruese