Ballina Ekonomi

Siguria e digave, miratohet marrëveshja e huasë me BERZH-in

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot në tërësi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e dytë të financimit për projektin e sigurisë së digave”.

Relatori i këtij projektligji deputeti Besnik Baraj tha se “bëhet fjalë për një shtesë të dytë në fondet për sigurinë e digave.”

Pas prezantimit të relacionit, zv/ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Cinari u shpreh se “nën fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë vetëm digat e hidrocentraleve, dhe diga hidrocentralesh kemi vetëm ato që janë në kaskadën e Drinit, pra tri diga të mëdha”.

“Digat e tjera, që janë diga që përdor bujqësia, nuk janë në fokusin e Ministrisë sonë, por janë të Ministrisë së Bujqësisë, natyrisht mbulohen nga Komiteti i Digave, por në fokusin tonë janë digat e hidrocentraleve”, – shtoi ajo./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBarcelona-Girona mund të luhet në Majemi?
Artikulli tjetërFerizaj, hidhet guri i themelit për Qendrën e Sporteve dhe Panaireve