TIRANË, 11 Shtator /ATSH/ -Humbja e mbrëmshme 2-0 përballë Skocisë ka nxjerrë në pah disa vështirësi të lojtarëve të Kombëtares kuqezi, shumica e të cilëve janë vlerësuar negativisht për performancën e mbrëmshme.
Vetëm 4 lojtarë nga 14 të aktivizuarit e Panuçit e kanë kaluar notën 6, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka marrë vlerësime tepër të ulëta nga tifozët që votuan në faqen zyrtare të “BBC”.
Xhaka është më i vlerësuari, me notën 6.16. pas tij vjen Thomas Strakosha, me notën 6.12. dy futbollistët tjerë që kanë kaluar notën 6 janë Hysaj (6.04) dhe Lilaj (6.01).
Notat e futbollistëve të tjerë nuk kanë qenë shumë pozitive, diçka që edhe pritej pas një paraqitjeje jo shumë të mirë në humbjen kundër Skocisë.
/gj.m/ /a.g/






















