Ballina Kosova

Kosova, në panairin e ekonomisë dixhitale në Këln

PRISHTINE, 11 shtator /ATSH/ -Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë prezanton Kosovën në panairin më të madh të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit DMEXCO 2018.

Sipas një njoftimi nga kjo Ministri në këtë vend  takohen liderët botëror të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit.

“Përmes këtij panairi të mirënjohur, synohet ndërkombëtarizimi i ekonomisë kosovare, thithja e investimeve të huaj, ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes komunitetit tonë bashkëpunëtorëve të huaj, si dhe promovimi i Republikës së Kosovës dhe inkuadrimi në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare të ekonomisë”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Inovacionit.

Siç thuhet në njoftim Kosova do të përfaqësohet në krah me liderët botërorë të fushës, madje në të njëjtën hapësirë me Google, Facebook, Adobe dhe të tjerë.

Në Këln do të jenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i biznesmenë kosovarë, të cilit janë edhe iniciatorë të kësaj pjesëmarrje. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBBC vlerëson Taulant Xhakën në sfidën ndaj Skocisë
Artikulli tjetërFRANCË – RSF deklaratë mbarëbotërore kundër fake news