FRANCË – RSF deklaratë mbarëbotërore kundër fake news

PARIS, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Përballë fake news dhe krizës së besimit që kërcënon demokracitë, organizata “Reporterë pa Kufij” (RSF) ka ngritur një komision të pavarur të përbërë nga fitues të çmimit Nobel, gazetarë dhe juristë që të hartojnë një deklaratë ndërkombëtare mbi informacionin dhe demokracinë, 70 vite pas Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

“Kjo deklaratë ka për objektiv të përcaktojë parime, objektiva dhe të propozojë modele qeverisjeje. Ajo mund të shërbejë gjithashtu si referencë për të gjithë që duan të ruajnë një hapësirë publike të lirë dhe pluraliste, kusht për demokracinë”, shpjegon RSF-ja në një komunikatë.

Për të redaktuar këtë tekst, RSF-ja ka krijuar një komision të pavarur, të drejtuar nga iraniani, Shirin Ebadi fitues i çmimit Nobel për Paqen dhe nga sekretari i përgjithshëm i këtij çmimi, Christophe Deloire.

Komisioni përbëhet nga 24 personalitete që vijnë nga 17 vende të ndryshme./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.