Ballina Kryesore

Investime për nxitjen e potencialeve ekonomike në Berat e Përmet

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Investimet që duhet të ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Beratit dhe Përmetit ishin në fokus të studimit të një grupi ekspertësh shqiptarë dhe të huaj.

Studimi i kryer muajt e fundit jep disa alternativa lidhur me drejtimin që duhet të marrë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social i Beratit dhe Përmetit si dhe investimet që nevojiten për të nxjerrë në pah potencialin e tyre dhe për të maksimizuar impaktin në nivel rajonal.

Propozimet e këtij studimi do të diskutohen në fund të kësaj jave në një tryezë konsultimi me aktorë vendimmarrës dhe përfitues për të vendosur bashkërisht cili është drejtimi i duhur.

Studimi u krye në kuadër të programit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turizmi” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Boterore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore, bllokohen 51 tonë miell misri për kafshët nga Serbia
Artikulli tjetërQSUT përveç emrit të Shenjtores nga sot do të mbajë dhe imazhin e saj